15-vjeçarja që frymëzoi të gjithë me kërcimin e saj

Ndryshe

15-vjeçarja që frymëzoi të gjithë me kërcimin e saj

Më: 14 janar 2017 Në ora: 11:18
Lezzy Hoewll

Një balerinë, e cila është më e shëndoshtë se sa shoqet e saj, ka frymëzuar të gjithë pasi u shfaq në një video teksa bënte disa ushtrime baleti.

15-vjeçarja Lezzy Hoewll nga Milford, Delaware, shpërndan shumë foto dhe video të saj teksa kërcen në profilet e saj në “Instagram” dhe “Facebook”. Por pamjet e fundit që ajo ka postuar, i ka lënë të gjithë pa fjalë.

Videoja është publikuar që në nëntor të vitit të kaluar, por ajo u bë virale pasi u shpërnda me një shpejtësi nga mijëra përdorues të rrjeteve sociale.

Lizzy ka thënë për “Daily Mail Online” se ka nisur të praktikojë baletin që në moshën 5-vjeçare, e për dhjetë vjet rresht ushtrohet vazhdimisht.

Fama virale e bëri 15-vjeçaren që të ketë 22 mijë ndjekës në “Instagram”, ndërkohë videoja e saj u shikua më shumë se 75 mijë herë.
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat