Studentja obeze që humbi 30 kg

Ndryshe

Studentja obeze që humbi 30 kg

Më: 14 janar 2017 Në ora: 15:13
Tara Coltman-Patel

Një vajzë e cila kishte kaluar 7 vite duke vuajtur me pamjen e trupit të saj, më në fund arriti të transformonte figurën e saj dhe është tashmë një yll Instagrami.

Tara Coltman-Patel, 23 vjeç, një studente doktorature në universitetin e Nottinghamit peshonte 107 kg falë një diete jo të shëndetshme me ushqime fast-food që përfshinte ngrënien e çokollatave KitKat për mëngjes.

Ajo u zotua të humbte peshë dhe të shkonte çdo ditë në palestër. Tashmë ajo ka humbur më shumë se 30 kg falë një dietë të cilën e ka ndarë me 40,000 ndjekësit e saj në Instagram.

“Kur shihja fotot e mia më dukej vetja shumë e shëndoshë. Më ndihmoi që të ndryshoja tërësisht. Nuk mund të isha e lumtur me veten time kur dukesha ashtu në pasqyrë”, u shpreh vajza.

Sekreti i dietës së saj janë perimet dhe vezët e ziera.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat