Fëmija i humbur gjen nënën pas 25 vjetësh, pasi njohu shtëpinë në Google Earth

Ndryshe

Fëmija i humbur gjen nënën pas 25 vjetësh, pasi njohu shtëpinë në Google Earth

Më: 14 janar 2017 Në ora: 17:13
Saroo Brierley

Një burrë i cili aksidentalisht u transportua 1,200km larg shtëpisë së tij në Indi kur kishte vetëm 6 vjeç, e gjeti nënën e tij 25 vite më vonë nga Australia duke përdorur Google Earth.

I humburi, Saroo Brierley humbi në rrugët e Indisë pasi u nda nga familja e tij. Më pas ai ishte marrë nga një organizatë bamirëse e cila e dha atë për adoptim në Australi.

Historia e tij tani do të bëhet edhe film në të cilin do të luajë Nicole Kidman.

Edhe pse u rrit në një familje të dashur në Australi, ai pranoi se kaloi vite të tëra duke shikuar harta dhe eventualisht Google Earth për shenja të vendit të cilin ai e njihte prej kur ishte fëmijë.

Pasi njohu fshatin ku kishte lindur, Saroo udhëtoi për në shtëpi – ku u kënaq me një ribashkim emocional me nënën e tij.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat