Vetëm 15 muajshe por sundon valët

Ndryshe

Vetëm 15 muajshe por sundon valët

Më: 16 janar 2017 Në ora: 08:02
Sergio Lima dhe Hadassah

Kjo bukuroshe 15 muajshe është e destinuar të bëhet një yll sërfi.

Hadassah, e lindur për ujin, është vajza e sërfistit profesionist Sergio Lima dhe bashkëshortes së tij Carly.

Vogëlushja, e cila jeton me familjen në Hawaii, shpenzon një orë e gjysmë në det me babain e saj dhe ka bërë sërf me të që kur ishte katër muajshe e gjysmë.

Carly, gjithashtu sërfiste, ka qëndruar në ujë kur ishte shtatzënë me Hadassah deri në javën kur ajo lindi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat