Këto janë katër fobitë më të përhapura në botë

Ndryshe

Këto janë katër fobitë më të përhapura në botë

Më: 16 janar 2017 Në ora: 11:16
Ilustrim

Fjala “fobi” e ka origjinën nga greqishtja, phobos që do të thotë frikë. Fobia është një gjendje psikologjike, një lloj ankthi i shkaktuar nga frika ndaj një objekti apo situate të caktuar. Personat që vuajnë nga fobitë nervozohen shumë shpejt, kanë takikardi (rrahje të forta dhe të shpeshta të zemrës), vështirësi në frymëmarrje, si dhe shfaqin sjellje të paarsyeshme. Ju ftojmë të zbuloni katër prej fobive më të mëdha të njerëzve :

Fobia nga rrufeja (astrafobia)

Pjesa më e madhe e astrafobikëve janë fëmijët, ndonëse këtë fobi mund ta kenë edhe të rriturit. Nga studimet ka rezultuar se edhe kafshët e egra kanë një frikë shumë të madhe ndaj vetëtimave dhe rrufeve. Fatmirësisht kjo fobi është e shërueshme dhe mund të trajtohet.

Fobia nga qentë (kinofobia)

Rreth 36 % e popullsisë në botë vuajnë nga kinofobia. Njerëzit që vuajnë nga fobia ndaj qenve shpesh kanë frikë edhe macet. Kjo fobi mund të trasjtohet lehtësisht për shkak se qentë janë më të pranishëm në jetën e përditshme.

Fobia nga errësira (niktofobia)

Shumica e personave që vuajnë nga kjo fobi, janë fëmijët. Megjithëse sipas studimeve këta fëmijë edhe pasi janë rritur, nuk e kanë hequr këtë fobi. Njerëzit që vuajnë nga kjo fobi, i kap ankthi edhe nëse fiket drita e dhomës dhe duan të jenë të shoqëruar gjithmonë me dikë nëse është errësirë.

Fobia nga mikrobet (misofobia)                      

Misofobikët i lajnë duart pas prekjes së çdo gjëje, sepse kanë frikë se “infektohen” nga këto mikrobe edhe pse mund të jenë imagjinare. Misofobia u shkakton njerëzve ndjenjë izolimi dhe ankthi të shpeshtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat