Nëse del mirë në provim, studenti mund të marrë pikë hua në bankë

Ndryshe

Nëse del mirë në provim, studenti mund të marrë pikë hua në bankë

Më: 17 janar 2017 Në ora: 07:29
Ilustrim

Provimet janë burim i madh ankthi tek qindra e mijëra studentë në mbarë botën, e veçanërisht në qoftë se ata ngelin.

Por, një shkollë në Kinë është duke testuar një model të ri, duke u mundësuar nxënësve që të marrin pikë hua në një provim.

Skema e re është ideuar nga shkolla e mesme Nanjing No 1 në Nanjing, në provincën Jiangsu. Ideja është futur në klasën e 10-të.

Drejtori i shkollës, Kan Huang, tha se skema e re është një përpjekje për të vendosur theksin më shumë në rritjen e cilësisë së nxënësve dhe jo punën e tyre të provimit, duke vënë në dukje kulturën e tanishme ku gjithçka është e orientuar vetëm tek një provim i madh.

Një mësues fizike përshëndeti skemën, duke thënë se qëllimi është që studentëve t’u jepet një shans i dytë.

“Pesëdhjetë e nëntë pikë dhe 60 pikë në fakt nuk janë aq të ndryshme,” tha mësuesi, duke shtuar se rezultati i parë është dështim dhe i dyti kalues për nxënësit.

“Diferenca megjithatë, ‘peshon rëndë mbi psikologjinë e nxënësve’”, tha ai.

Një total prej 13 nxënës nga 49 deri më tani kanë huazuar pikë nga bankat e klasës.

Një prej studentëve nuk arriti të merrte pikët e duhura në provimin e fundit të Gjeografisë për shkak se ishte sëmurë.

“Për shkak se isha i sëmurë, unë humba disa pikë. Nota e Bankës shpëtoi klasën time”, tha ai.

‘Bankë klasa’, punon njësoj si me marrjen e parave në një bankë të vërtetë dhe kërkesa është për të paguar interes.

Studentët duhet të paguajnë pikët në provimin e ardhshëm ku duhet të marrin pikë ekstra. Mund t’i shlyejnë pikët edhe me eksperimente laboratorike.

Ashtu sikurse bankat me kredi, studentët mund të paguajnë pikët e tyre me këste dhe ata që nuk paguajnë borxhet nuk do të lejohen të marrin huamarrje në të ardhshmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat