Histori si në filma: Nënë e bijë jetë luksi me emrin e një të vdekur

Ndryshe

Histori si në filma: Nënë e bijë jetë luksi me emrin e një të vdekur

Më: 17 janar 2017 Në ora: 13:57
Dianne Moorcroft dhe Laylah De Cruz

Një nënë që hiqej si milionere për të shitur një shtëpi, po përballet me burgun, së bashku me vajzën e saj, pasi u dënuan të dyja për mashtrim.

Dianne Moorcroft, 62 vjeçare, ndryshoi emrin e saj për të bindur agjentët e shitjes se ajo ishte Margaret Gwenllian Richard, një 85 vjeçare e cila kishte ndërruar jetë, pronarja e një shtëpie 3 milionë paund në Kensington.

Vajza e saj 31 vjeçare, modelja Laylah De Cruz, inkurajoi mamanë e saj të merrte pjesë në mashtrim nën ndikimin e të dashurit të saj.

Një pasaportë britanike dhe një leje qëndrimi në Dubai në emrin e 85 vjeçares u përdorën për ta marrë shtëpinë me qera dhe më pas ta nxirrnin në shitje, ndërkohë që pronari i vërtetë jetonte në Cambridge.

Pasi e nxorrën në shitje dhe arritën ta shisnin ato i transferuan paratë menjëherë në Dubai.

Kur e vërteta doli në shesh , ato u shpallën fajtore për mashtrim dhe asnjëra nuk reagoi pasi iu tha se do të shkonin në burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat