I nisin ilaçe me postë nga Gjermania, por shqiptari tmerrohet kur merr pakon

Ndryshe

I nisin ilaçe me postë nga Gjermania, por shqiptari tmerrohet kur merr pakon

Më: 17 janar 2017 Në ora: 15:37
Ilustrim

Një shqiptar është përballur me një incident, që në fakt atij i kushton shumë.

Teksa një afërm i ka nisur disa ilaçe që i duhen patjetër për një nga pjesëtarët e familjes, ai është habitur kur ka marrë pakon tek posta.

Ai ka shkuar “me vrap” në postë për të marrë pakon e dërguar nga i afërmi, por ajo që ka marrë është një pako e hapur dhe e dëmtuar me mungesa të ilaçeve.

Zotëria ka dërguar në redaksinë e JOQ fotot, ku duket qartë pakoja e dëmtuar si dhe një letër ku thuhet se “pakoja ka mbërritur në Shqipëri kështu e dëmtuar”.

“Përshëndetje joq. Prita postën për ca ilaçe që vinin nga Gjermania mirëpo pako ishte si gjithmonë e hapur dhe një letër shoqëruese shkruante që pako kishte ardhur e shqyer, e dëmtuar nga Gjermania pavarësisht se shkruante medicine. Edhe më e bukura është se nr që duhet të kontaktoja sipas letrës shoqëruese nuk ekziston. Fotoja është bërë sot në mëngjes në postën Rrëshen, por pako ka ardhur me letër shoqëruese nga posta Tiranë e shqyer, siç duket në foto. Pako vinte nga Gjermania dhe kishte ilaçe, e kishte edhe të cilësuar medicine dhe letra shoqëruese nga Tirana thoshte se ka ardhur e hapur nga Gjermania.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat