Realizon kamerë të fshehur për t’u bindur se i dashuri nuk e tradhton, shikoni reagimin e tij karshi “profesoreshës” së bukur

Ndryshe

Realizon kamerë të fshehur për t’u bindur se i dashuri nuk e tradhton, shikoni reagimin e tij karshi “profesoreshës” së bukur

Më: 17 janar 2017 Në ora: 15:51
Pamje nga video

Një video interesante është postuar në YouTube, në të cilën një vajzë dëshiron të testojë besnikërinë e të dashurit të saj.

Ajo kishte organizuar një kamerë të fshehur, ku një aktore në rolin e profesoreshës do ta sfidojë “tundimin” e partnerit të saj i cili po qëndronte pranë shkollës.

Fillimisht ajo informohet nga ekipi që kishin realizuar kamerën e fshehur, se të dashurin e saj do ta provokojë një aktore e veshur seksi, që do të sillet kinse është një profesoreshë e re në shkollën e partnerit të saj.

Por në momentin që ajo shfaqet para syve të tij gjithçka ndryshon, dhe ai fillon të bisedojë me të dhe të prekin tema të ndjeshme siç është mësimet e edukimit seksual.

Dhe për ta ndezur më shumë atmosferën, “profesoresha” fillon ta komplimentoj për linjat trupore duke i thënë se të gjitha femrat do të çmendeshin pas tij.

Për më shumë shikoni videon e postuar më poshtë dhe reagimin e vajzës simpatike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat