Batanije të thurura për të mbuluar elefantët gjatë dimrit

Ndryshe

Batanije të thurura për të mbuluar elefantët gjatë dimrit

Më: 19 janar 2017 Në ora: 00:01
Pamje nga video

Në një qendër kujdesi për kafshë në Mathura të Indisë, elefantët po mbulohen me batanije të mëdha, që ta kenë më ngrohtë gjatë dimrit.

Disa banore kanë dalë vullnetare dhe po thurin me dorë, në mënyrë që gjallesat gjigante që janë shpëtuar nga vende të ndryshme, të mos e kenë ftohtë.

Megjithëse në këtë vend temperatura nuk është aq e ulët, këto krijesa janë mësuar ta kenë shumë nxehtë dhe mund të sëmuren lehtë po që se nuk e kanë ngrohtë.

Për këtë arsye, 23 elefantë që ndodhen në këtë ambient tani e kanë shpinën dhe këmbët e mbuluara me këto materiale me përbërje leshi.

“I kemi shpëtuar nga rruga dhe stërvitësit mizor, andaj duam që t’i kenë të gjitha kushtet e domosdoshme për jetë, përfshirë edhe përshtatjen me ambientin”, ka thënë zyrtarë të kësaj qendre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat