Japoni, tualetet hi-tech me simbole të njëjta

Ndryshe

Japoni, tualetet hi-tech me simbole të njëjta

Më: 19 janar 2017 Në ora: 13:24
Ilustrim

Tualetet japoneze do të bëhen më të lehta në përdorim, pasi prodhuesit kanë rënë dakord të standardizojnë simbolet në panelet e kontrollit.

Tualetet e famshme hi tech përfshijnë veçori të tilla si kapakë, kontroll të ulëses, tharjen e ajrit etj. Prodhues të ndryshëm përdorin simbolet e tyre për çdo funksion.

Por shoqata e Industrisë së Pajisjeve Sanitare në Japoni thotë se këto shenja ngatërronin turistët. Për këtë ajo thotë se shpreson se 8 simbolet e njehësuara do ta bënin më të lehtë për ata që nuk flasin japonisht dhe të krijojnë “një mjedis tualeti ku çdo kush mund ta përdor me mendje të qetë”. 

Japonia tërheq një numër të madh turistësh dhe autoritetet në vend janë fokusuar në përgatitjen e vendit për lojërat olimpike të Tokios në 2020.

Shoqata përfshin kompanitë më të mëdha vendase të prodhimit të tualeteve hi tech si Toshiba, Panasonic apo Toto.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat