Kamera, iPhone, revole dhe thika: Njihuni me burrin që tërë ditën e kalon nën ujë duke kërkuar thesaret e humbura

Ndryshe

Kamera, iPhone, revole dhe thika: Njihuni me burrin që tërë ditën e kalon nën ujë duke kërkuar thesaret e humbura

Më: 19 janar 2017 Në ora: 18:03
Pamje nga video

Njihuni me Jake Keller, entuziastin që qëndron shumicën e kohës nën ujë dhe kujdeset për ambientin. Ai është “gjuetar” i thesareve të humbura në Columbus në Georgia.

Deri më sot ka arritur të gjej tri kamera GoPro, një iPhone, një revole (të cilën ia ka dorëzuar policisë) dhe dhjetëra thika.

Jake pastron lumenjtë e mbushur me mbeturina, por u ndihmon edhe peshqve që kanë ngecur në shkopin e peshkatarëve. Ai çdo ditë qëndron nën ujë.

Sa i përket vetes, thotë se është “gamer”, surfer, piktor, mirëmban një kanal zyrtar në YouTube dhe kërkon thesaret e humbura nën ujë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat