Pamjet dramatike, përleshja në katin e gjashtë mes forcave speciale dhe hajdutit

Ndryshe

Pamjet dramatike, përleshja në katin e gjashtë mes forcave speciale dhe hajdutit

Më: 20 janar 2017 Në ora: 16:32
Aksioni

Forcat speciale kineze kanë pasur jo pak vështirësi në arrestimin e një hajduti, i cili i kërcenonte me thikë në katin e gjashtë të një pallati.

Prej 27 orësh punonjësit e policisë kishin rrethuar keqbërësin, i cili në fund u dorëzua dhe u vu në pranga. Pamjet filmike tregojnë momentet e rrezikshme, kur forcat speciale i afrohen dhe neutralizojnë të riun në qytetin kinez të Changshu-së, më 14 janarin e shkuar.

Hajduti qëndroi në katin e fundit e më pas kur u rrethua nga policia tentoi që të zbriste poshtë. Pamjet dramatike tregojnë veprimet e rrezikshme dhe shkathtësinë e keqbërësit, që në fund dorëzohet dhe arrestohet nga forcat e policisë. I arrestuari shikohet edhe duke u ngjitur nga kati i tretë i pallatit në katin e gjashtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat