Mbyti kafshën që ia solli e dashura, sepse zbuloi se ajo po e tradhton

Ndryshe

Mbyti kafshën që ia solli e dashura, sepse zbuloi se ajo po e tradhton

Më: 21 janar 2017 Në ora: 09:10
Pamje nga videoja

Në Shtetet e Bashkuara, një burrë i paemëruar e ka hedhur në guaskën e tualetit një brejtës të vogël, të cilin ia kishte bërë dhuratë e dashura Lisa.

Kur ka kuptuar se ajo po e tradhton, ai e ka marrë kafshën nga kafazi dhe e ka hedhur, për të lëshuar më pas ujin nga kazani.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni momentin kur ai e kryen këtë veprim të ulët me krijesën e pambrojtur.

Megjithëse e ka postuar vet këtë filmim, kur është kritikuar nga mbrojtësit e të drejtave të kafshëve, e ka mohuar një gjë të tillë.

Mësohet se hetuesit i kanë rënë në gjurmë këtij njeriu dhe pasi të kryhet vërtetësia e videos, pritet që ai të hetohet për mizori mbi kafshë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat