Parkon veturën duke e bllokuar furgonin dhe refuzon ta largojë

Ndryshe

Parkon veturën duke e bllokuar furgonin dhe refuzon ta largojë

Më: 21 janar 2017 Në ora: 10:36
Pamje nga video

Në Britani të Madhe është filmuar një shofere, e cila e ka parkuar veturën ngjitur për pjesën e pasme të një furgoni dhe refuzonte ta largonte.

Makina e transportit të mallrave e kishte përpara shtyllën e ndriçimit dhe nuk mund të lëvizte.

Sidoqoftë, pronarja e automobilit nuk bindej që ta largonte nga aty.

“Largoje veturën nga furgoni im. Përpara e kam një shtyllë dhe nuk mund të lëviz në asnjë mënyrë. A po e heq?”, dëgjohet duke thënë burri.

Por, ajo vetëm e inkurajon që ta thërrasë Policinë dhe largohet sikur mos të ndodhte asgjë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat