Adoleshentja që ushqehet me flokët e saj

Ndryshe

Adoleshentja që ushqehet me flokët e saj

Më: 21 janar 2017 Në ora: 11:58
Ilustrim

Mjekët kanë hequr një top masiv flokësh nga stomaku i një adoleshenteje në Indi.

16 – vjeçarja nga Srinagar, Kashmir vuan nga varësia e ngrënies së flokëve, e njohur si sindroma Rapunzel.

Siç shkruan e përditshmja “Mirror”, ajo shprehet se nuk ka uri, por prej 6 vitesh ka krijuar varësi ndaj ngrënies së flokëve të saj.

Madje gjendja e adoleshentes është kaq e rëndë, sa ndonjëherë ajo ka ngrënë edhe flokët e mikeshës së saj.

Topi i gjetur nga mjekët në trupin e 16 – vjeçares ishte zmadhuar dhe ishte rritur brenda stomakut dhe zorrëve të saj.

“Kjo vajzë vuan nga sindroma Rapunzel, një sëmundje shumë e rrallë ku një tufë flokësh e zgjatur si bisht gjendet në stomakun e pacientit. Varësia për të ngrënë flokët shpesh çon në vjedhje. Vajza nuk ishte në gjendje të ushqehej normalisht”, shpjegoi mjeku që hoqi këtë masë flokësh nga stomaku i të resë.

Sipas tij, sindroma Rapunzel është një çrregullim psikologjik, për këtë arsye adoleshentja do t’i nënshtrohet trajtimit psikiatrik.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat