Të gjithë mund të përjetoni momente të rënda nervoze.
Por kjo nuk do të thotë që iu lejohet të goditni elemente të shtrenjta elektronike, njofton Klan Kosova.
Kjo pasi dicka e ngjashme ndodhi në Dijon të Francës, kur një person i panjohur ushtroi forcë dhe goditi të gjitha produktet e Apple në një dyqan të kësaj marke.
Mësohet se djaloshi i cili ishte i moshës mbi 20 vjeçare, ishte mërzitur si pasojë e moshlyerjes së një borxhi nga punonjësit e këtij dyqani teknologjik.
Raportohet se personi në fjalë i cili nuk u identifikua, u arrestua dhe me vendim të prokurorisë u vendos në paraburgim.
Dëmi që shkaktoi ky person tek ky dyqan i Apple, arrin vlerën prej 10 mijë dollarëve.