Përfundon në ujin e fontanës derisa shkruante në telefon

Ndryshe

Përfundon në ujin e fontanës derisa shkruante në telefon

Më: 23 janar 2017 Në ora: 08:41
Foto nga video

Në një qendër tregtare në Pekin të Kinës, një adoleshente ka përfunduar në ujin e fontanës, sepse nuk e kishte vëmendjen se ku hidhte hapat.

E sigurt se gjithçka është në rregull, ajo ka vazhduar të ecë derisa shkruante në telefon.

Por, rrugëtimi saj ka përfunduar keq.

Në videon e postuar më poshtë, mund ta shihni se si ngrihet ajo pas rrëzimit, me të gjitha rrobat e lagura.

“Kjo është arsyeja, pse nuk duhet asnjëherë të shkruani kur jeni duke ecur, sepse gjithçka mund t’ju del përpara”, është një nga komentet e shumta lidhur me rastin. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat