Vëllezërit që u bënë motra...

Ndryshe

Vëllezërit që u bënë motra...

Më: 24 janar 2017 Në ora: 12:31
Jamie dhe Daniel O’Herhily

Dy vëllezërit irlandezë Jamie dhe Daniel O’Herhily e ndjenin që në adoleshencën e tyre se nuk i përkisnin gjinisë mashkullore. Por kishin frikë ta pranonin për shkak të paragjykimeve.

“Është një lehtësim i madh për ne. Tani jemi vetvetja”, thonë motrat dikur vëllezër. Ato thonë se që kur ishin fëmijë u pëlqente të visheshin me fustane. Tashmë dy motrat thonë se ndjehen më të lumtura se kurrë.

“Nuk mendoj se ndonjëri nga ne e ka influencuar tjetrin, ne kemi lindur në këtë mënyrë. Por unë mendoj se është e mahnitshme që ne jemi në këtë udhëtim së bashku. Chloe është mbështetësja ime më e madhe dhe duke ecur së bashku, na ka ndihmuar”, shprehet Jamie.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat