Binjakët e NASA-s provojnë se udhëtimi në hapësirë të ndryshon fizikisht

Ndryshe

Binjakët e NASA-s provojnë se udhëtimi në hapësirë të ndryshon fizikisht

Më: 4 shkurt 2017 Në ora: 07:26
Skot Kelli dhe vëllai i tij Mark

Agjencia hapësinore amerikane, NASA, ka zgjedhur një mënyrë tepër interesante për të provuar se udhëtimi në hapësirë të ndryshon fizikisht.

Këtë NASA e ka treguar më një shembull të dy astronautëve binjakë. Skot Kelli kaloi plot dy vite në stacionin hapësinor në NASA-s, ndërsa i vëllai i tij Mark qëndroi në Tokë.

Kërkimet kanë treguar se gjenet e të dy vëllezërve binjakë nuk janë të njëjta pas dy vitesh, kjo pasi çështja e gravitetit ka ndikuar së tepërmi në të dyja rastet.

Edhe pse studimi nuk ka përfunduar, në një artikull të publikuar në revistën “Nature” tregohet se Skot ka më pak përbërës rregullatorë në sheqerin e gjakut.

Po ashtu ai ka edhe ndryshime në shikim dhe deformime të kockave.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat