Fermeri kinez studion ligjin për 16 vjet dhe hedh në gjyq kompaninë kimike

Ndryshe

Fermeri kinez studion ligjin për 16 vjet dhe hedh në gjyq kompaninë kimike

Më: 7 shkurt 2017 Në ora: 13:05
Tokat e fermerit kinez

Një fermer kinez ka shpenzuar plot 16 vjet duke studiuar ligjin në mënyrë që të hidhte në gjyq një kompani kimike për ndotjen e shkaktuar në tokën e tij.

Wang Enlin, i cili kishte vetëm 3 klasë shkollë, ka fituar gjyqin në shkallën e parë, kundër grupit shtetëror Qihua, raporton People’ Daily Online.

Ndonëse Grupi Qihua, asetet e të cilit i kalojnë 2 miliardë juan, ka apeluar kundër vendimit, burri i moshuar është i vendosur për të kërkuar drejtësi për veten e tij dhe fqinjët, të cilët nuk mund të prodhojnë në tokat e tyre të ndotura.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat