Ndodh edhe kjo: Prezantueses i bie dhëmbi gjatë transmetimit live

Ndryshe

Ndodh edhe kjo: Prezantueses i bie dhëmbi gjatë transmetimit live

Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 23:44
Prezantuesja Sonya Cortes

Shikuesit e spektaklit televiziv të Porto Rikos, “Lo Se Todo”, kishin mbetur të shokuar kur prezantueses së spektaklit i ra dhëmbi gjatë transmetimit live.

Sonya Cortes 56-vjeçe, ishte duke i dhuruar shikuesve një buzëqeshje të ëmbël përmes objektivit të kamerës, kur papritmas i bie dhëmbi nga goja.

Në video mund të shihet se si biondja simpatike fillon ta kërkojë dhëmbin nëpër rroba dhe në dysheme.

Megjithatë, edhe përkundër faktit që i mbeti një hapësirë në gojë, prezantuesja Sonya insistonte si ishte një objekt i bardhë që ajo e pretendonte se ishte bonbon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat