Momenti dramatik kur kapet tigri që mbyti 6 persona

Ndryshe

Momenti dramatik kur kapet tigri që mbyti 6 persona

Më: 12 shkurt 2017 Në ora: 18:01
Momenti dramatik kur banorët e një fshati në Indi e kapin një tigër të arratisur

Është kapur në kamera momenti dramatik kur banorët e zemëruar të një fshati në Indi e kapin një tigër të arratisur, i cili kishte vrarë gjashtë persona.

Raportohet se tigri kishte ikur nga Pilibhit Tiger Reserve katër muaj më parë dhe që atëherë është sjellë vërdallë afër fshatrave përreth në kërkim të ushqimit.

Të armatosur me shkopinj dhe sëpata, vendorët i kanë përdorur traktorët për ta rrafshuar t’i korrur kallamat e sheqerit, në mënyrë që të hapnin rrugë për renxherët me elefant, në përpjekje për ta gjetur tigrin.

Ata e kanë gjetur tigrin duke i copëtuar trupin e një njeriu, të cilit i mungonte një këmbë dhe një dorë.

Ata e kanë qëlluar tigrin duke e vrarë në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat