Për 10-të vjet përdhunoi vajzat e gruas duke ua thënë këto fjalë

Ndryshe

Për 10-të vjet përdhunoi vajzat e gruas duke ua thënë këto fjalë

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 11:40
Ilustrim

Një njerk i cili i ka përdhunuar dy thjeshtrat e tij sa herë që ishin vetëm për rreth 10-të vjet, është dënuar me 11-të vjet burgim.

43 vjeçari emri i të cilit nuk është bërë i ditur për t’i mbrojtur viktimat, ishte në lidhje me nënën e vajzave dhe ato e thërrisnin atë babi.

Ai kishte filluar të abuzonte me vajzën e madhe në dhjetor të vitit 2005 kur ajo ishte vetëm pesë vjeçe deri në Prill të vitit 2015. Ai kishte filluar të abuzonte me vajzat fillimisht me prekje, e më pas edhe me përdhunim.

Gjyqtari i rastit Michael Cowan ka thënë se ai u thoshte vajzave se i do dhe se ky është sekreti i tyre. Vajzat kanë thënë se njerku abuzonte me to sa herë që ishin vetëm.

Me vajzën e dytë abuzimi kishte filluar në dhjetor të vitit 2007-të dhe kishte zgjatur deri në janar të vitit 2015-të.

Në herë të panumërta ai i kishte përdhunuar të dyja vajzat, mirëpo gjithçka kishte marrë fund me 22 prill të vitit 2015-të, kur vajza e madhe kishte kërkuar ndihmën e autoriteteve.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat