Njihuni me burrin që ha gozhda sikur të ishin patatina

Ndryshe

Njihuni me burrin që ha gozhda sikur të ishin patatina

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 16:45
Pamje nga video

Një video e pazakontë e filmuar me një kamerë amatore është shfaqur në internet, e cila ka nxitur debate mes përdoruesve të rrjeteve sociale.

Edhe pse në shikim të parë mund të duket e pabesueshme dhe mund t’iu ngjajë me disa filma, ku përmes efekteve speciale e bën njeriun të duket se po ha gozhda, por në fakt bëhet fjalë për një burrë nga Indonezia i cili vërtetë ha gozhda.

Në video shfaqet një burrë i ulur në një fushë të gjelbëruar ku pranë vetes mban një çantë të mbushur me gozhda, të cilat fillon t’i gëlltit thuajse janë patatina.

Është interesant fakti se ai për asnjë moment nuk dukej se po e lëndonin në fyt, pasi me apetit i ha dhe dukej se po i shijonte në maksimum.

Shumë njerëz në rrjete sociale besonin së bëhej fjalë për ndonjë mashtrim, derisa kishte edhe prej atyre që e konfirmonin rastin, duke thënë se nuk është i vetmi që e bën një gjë të tillë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat