Dorëza boksi për “fëmijë të kuq”?

Ndryshe

Dorëza boksi për “fëmijë të kuq”?

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 18:59
Dorëza boksi

Në një market në Kosovë ka një ofertë vërtetë interesante.

Shiten dorëza boksi – por kjo nuk është pjesa interesante.

Dorëzat shiten vetëm për “fëmijët e kuq”, kështu të paktën shkruan në mbishkrimin përmbi artikullin që shitet.

“Dorëza boksi për fëmijë të kuq”, është shënimi tek dorëzat që janë të kuqe po ashtu.

Ato do të mbesin të pashterura nëse ndonjë “fëmijë i kuq”, nuk gjendet për t’i blerë.

Ka edhe një zgjidhje mbase; dorëzat e kuqe të shiten për të gjithë fëmijët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat