Dikur hante 11,000 kalori në ditë, tani humbet 107 kg

Ndryshe

Dikur hante 11,000 kalori në ditë, tani humbet 107 kg

Më: 14 shkurt 2017 Në ora: 13:04
Tiffaney Anderson

Një nënë e cila hante rreth 11,000 kalori në ditë dhe harxhonte shumë para në ushqim, ka humbur 107 kilogramë pas një sulmi në zemër.

26 vjeçarja Tiffaney Anderson nga Utah e Shteteve të Bashkuara, kishte fituar shumë peshë pas një ngjarjeje traumatike në fëmijërinë e saj.

Image

Ajo shpenzonte rreth 8000 dollarë në vit vetëm në fast fond dhe një muaj ajo kishte harxhuar 1600 dollarë vetëm në ushqime të shpejta.

Përveç se që hante fast fond, ajo konsumonte edhe pije të gazuara mirëpo kur kishte mbetur shtatzënë kishte vendosur të ndryshonte stilin e jetës ngase kishte pësuar sulm në zemër.

“Do haja tërë ditën fast fond, pavarësisht çdo gjëje. Dieta ime ishte aq e pasur në kalori, sa e vëreja veten duke shtuar peshë në mënyrë konstante. Vetëm rrugës për në punë haja katër vezë, djathë dhe sallam e po ashtu çokollatë dhe çipsa. Kur arrija te vendi i punës, porosisja të njëjtën meny para se të hyja në zyrë”, ka thënë ajo, shkruan Metro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat