Situatë e rëndë: Konfiskohet kufoma nga arkivoli, familjarët nuk kishin paguar shërbimet e morgut (+16)

Ndryshe

Situatë e rëndë: Konfiskohet kufoma nga arkivoli, familjarët nuk kishin paguar shërbimet e morgut (+16)

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 14:31
ilustrim

Pjesëmarrësit në një varrim në Gana u tronditën ditë më parë kur punëtorët e morgut e hapën arkivolin dhe konfiskuan kufomën para se të varrosej.

Ky incident, shkruajnë mediat e huaja thuhet të ketë ndodhur pasi familja e të ndjerit nuk i kishin paguar taksat e shërbimit të morgut.

Pamjet e publikuar anë internet thuhet se tregojnë incidentin në fjalë, ku shihen dy burra të cilët e kishin hapur arkivolin në një varrezë në Akra, në jug të Ganës, duke e nxjerrë kufomën dhe duke e larguar nga aty.

Ndërsa shtohet më tej, të gjithë pjesëmarrësit dhe familja nuk kanë reaguar fare.

E gjitha kjo ka ardhur për shkak të një shume simbolike. Kjo pasi familja e të ndjerit kishin “dështuar” të paguajnë një tarifë prej 40 Cedi Ghanian (rreth 9 dollarë amerikanë).

Megjithatë, sipas raporteve lokale, situata u zgjidh nga “pleqtë e familjes në shoqërinë e disa miqve” të cilët ndërhynë, duke lejuar varrimi për të vazhduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat