Mrekulli në Spanjë, 64-vjeçarja lind binjakë

Ndryshe

Mrekulli në Spanjë, 64-vjeçarja lind binjakë

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 11:01
Pamje nga salla e lindjes

Një mrekulli ka ndodhur në qytetin Burgos, në veri të Spanjës, pasi një grua 64 vjeçare ka lindur për herë të parë në jetën e saj, dhe një bekim i dyfishtë ka qenë lidja e dy binjakëve.

Mediat spanjolle shkruajnë se gruaja ngeli shtatëzënë pasi iu nënshtrua fertilizimit in vitro në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa binjakët, një vajzë dhe një djalë, lindën me operacion në Spanjë.

Mjekët raportojnë se nëna dhe fëmijët gëzojnë shëndet të plotë, edhe pse është e rrallë dhe se është e vështirë lindja në këtë moshë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat