Deshi të duket i fort para shokëve, por e pësoi keq

Ndryshe

Deshi të duket i fort para shokëve, por e pësoi keq

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 17:02
Pamje nga video

Një i ri duke tentuar të fitojë vëmendjen e miqve, deshi të arrijë të pamundurën – duke skijuar këmbëzbathur nëpër ujë dhe të njëjtën kohë duke pirë birrë – rezultati ishte thjesht i pritshëm.

Videoja e publikuar në internet shfaq këtë djalë të ri të veshur me jelek shpëtimi ngjyrë të gjelbër, duke u tërhequr me litar nga një anije pasi dëshironte të bënte ski mbi ujë.

Ai në video shihet duke sfiduar veten duke skijuar me shpejtësi të madhe, derisa në prapavijë dëgjoheshin miqtë e tij duke e përkrahur dhe duke i ofruar një birrë të ftohtë.

Dhe në tentim që t’iu tregojë se mund t’i bëjë që të dyja në të njëjtën kohë, e pëson keq dhe përfundon duke u përplasur me fytyrë në ujë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat