Qentë të bëjnë më tërheqës

Ndryshe

Qentë të bëjnë më tërheqës

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 13:58
Ilustrim

Gara ishte e fortë, por shifrat kanë dalë dhe tashmë është zyrtare, të paktën nga rezultati i një ankete të fundit të ndërmarrë nga “Elite Singles”.

Kjo organizatë vendosi të anketojë 1000 persona beqarë dhe pyetja ishte e thjeshtë; cili/cila ju duket më seksi, personat që mbajnë një qen, apo ata që mbajnë një mace?

Rezultati ishte bindës në favor të kafshës së parë. 63 përqind e të intervistuarve thanë se u dukeshin më seksi personat që mbanin një qen në krahasim me ata që mbanin një mace.

18 përqind ishin për të kundërtën, ndërsa 19 përqind nuk preferonin as qenin dhe as macen, e jo më t’u dukeshin tërheqës të zotët e tyre.

72 përqind e të anketuarve thanë se mund të kuptojnë më mirë karakterin e të dashurit ose dashurës nga mënyra sesi trajton një kafshë shtëpiake. Ndërkohë 32 përqind thanë se ishin të gatshëm të hiqnin dorë nga partneri ose partnerja nëse nuk pëlqente qentë, ndërsa 27 përqind pohuan të njëjtën gjë për macet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat