Lumi ku askush nuk del i gjallë prej tij

Ndryshe

Lumi ku askush nuk del i gjallë prej tij

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 18:03
Lumi Wharfe

I ndodhur pranë Bolton Abbey, lumi Wharfe duket një vend i përkryer për një shëtitje. Rrjedh përmes shkëmbinjve me myshk të gjelbër në një fshat të hapur.

Një pjesë e rrjedhës së tij, e quajtur Strid është një rrip i ngushtë dhe duket i sigurt si çdo lumë tjetër i cekët.

Por, shtrati i këtij lumi është shumë keq nga sipërfaqja e tij. Një kombinim i nën rrymave agresive dhe shkëmbinjtë e fshehura midis tyre e bëjnë atë të jetë lumi më i rrezikshëm në botë.

Thuhet se lumi Strid në Yorkshire, u ka marrë jetën qindra  njerëzve, duke përfshirë edhe një fëmijë në vitin 2010. Disa madje, thonë se trupi i ngushtë i rrjedhës dhe fuqia e saj shkakton 100% vdekje të sigurt.

Një eksplorues britanik i quajtur Tom Scott që ka krijuar edhe videon, ka zbuluar pretendimet e guximshme.

Duke qëndruar përballë lumit që duket i “pafajshëm”, ai shpjegon se ka tunele dhe gërryerja të forta. “Unë mendoj se është shtrirje më e rrezikshme e ujit kudo në tokë”, thotë ai.

Scott thotë se nëse dikush do të përfundonte në ujërat e lumit dhe do të shpëtonte, do të ishte me shumë fat. “Ai është aq i rrezikshëm edhe pse duket joshës, por do t’ju vrasë”, thotë ai. Një profesor mjedisi në Londër, Carolyn Roberts thotë se shkak i rrezikshmërisë kaq të lartë të lumit janë shkëmbinjtë dhe gjeomorfologjia.

“Përderisa Strid është i bukur, dhe duket i padëmshëm, është vdekjeprurës. Ai vret për shkak të gjeomorfologjisë së saj – formën e kanalit, e cila është e ndikuar nga natyra e shkëmbinjve mbi të cilën gremiset”, thotë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat