Bankënotën e rrallë në vlerë të 60 mijë eurove, gruaja misterioze e fal për bamirësi

Ndryshe

Bankënotën e rrallë në vlerë të 60 mijë eurove, gruaja misterioze e fal për bamirësi

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 07:36
Ilustrim

Gruaja nga Irlanda që dëshiron të mbetet anonime, ka vendosur ta falë bankënotën e rrallë prej pesë funteve, e cila sot kap vlerën e 60 mijë eurove.

Kartëmonedhën që e kishte gjetur rastësisht në qytetin Enniskillen, artizania që merret me gdhendjen e metaleve të çmuara, dëshiron ta dhurojë për fëmijët në nevojë, meqë konsideron se ka mjaft para.

Madje, ajo as që e kishte ditur për vlerën që ka kjo para e veçantë, e cila mund të shihet vetëm në mikroskop.

“Uroj që kurrë mos të tallem me dikë të urtë dhe të zgjuar”, është thënia e shkrimtares Janes Austen, që është e shkruar me arë në njërën anë.

Në treg ndodhen katër monedha të tilla, kurse vetëm tri prej tyre janë gjetur dhe do të dalin në ankand.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat