E tmerrshme, njerku godet 62 herë me rrip 7-vjeçarin

Ndryshe

E tmerrshme, njerku godet 62 herë me rrip 7-vjeçarin

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 08:07
Pamje nga momenti i tmerrshëm

Pamjet e rënda teksa një burrë në SHBA godet fëmijën 7-vjeçar, kanë bërë xhiron e botës.

27-vjeçari Kordarell Williams është arrestuar menjëherë nga policia dhe raportohet se është i dashuri i mamasë së djalit. 

Ai është parë të godasë plot 62 herë me rrip në kokë, shpatulla dhe këmbë për 5 minuta. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në veri-perëndim të Houston, Teksas. 

Williams pranoi në Gjykatë se e kishte goditur djaloshin sepse kishte vjedhur një karikues telefoni.  

Williams u dënua me 30.000 dollarë gjobë dhe djaloshi ka kaluar në ruajtje të shërbimit të mbrojtjes së fëmijëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat