Piloti nuk përgjigjet, dy aeroplanë ushtarakë i vihen nga pas

Ndryshe

Piloti nuk përgjigjet, dy aeroplanë ushtarakë i vihen nga pas

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 16:55
Aeroplani në fund ka arritur të ulet në Londër.

Dy Eurofighter Typhoon kanë shoqëruar një aeroplan pasagjerësh të “Jet AirWays” i nisur nga Mumbai drejt Londrës.

Mjetit i janë afruar dy aeroplanë ushtarakë gjermanë, teksa fluturonte në qytetin e Kolnit, pasi piloti nuk është përgjigjur në radio.

Problemi, i cili është zbuluar më pas, ka qenë thjesht një çështje teknike. Kontaktet u vunë sërish falë kanaleve të emergjencës.

Aeroplani në fund ka arritur të ulet në Londër.

Pamjet e Boeing 777 i cili shoqërohet nga aeroplanët ushtarakë, janë filmuar nga një aeroplan i British Airways i cili udhëtonte në një njëjtën vijë ajrore me aeroplanin indian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat