Shoferi i furgonit ngacmon vajzën në biçikletë, ajo i hakmerret në mënyrën më brutale të mundshme

Ndryshe

Shoferi i furgonit ngacmon vajzën në biçikletë, ajo i hakmerret në mënyrën më brutale të mundshme

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 18:03
Pamje nga video

Shoferi i një furgoni kishte menduar se duke i dhënë komente të papërshtatshme një çiklisteje që po qëndronte pranë tij në semafor në rrugët e Londrës, do të arrij të fitojë vëmendjen e saj, por ndodhi e kundërta.

Vajza në biçikletë gjatë tërë kohës është munduar ta injoroj shoferin e furgonit i cili vazhdimisht e ofendonte por të njëjtën kohë i kërkonte numrin e telefonit, në mënyrë që të mund të dalin për një kafe.

Por në momentin që është ndezur drita e gjelbër e semaforit, ajo iu vë pas furgonit dhe pasi ai ndaloi, vajza pa u menduar dy herë ia shkatërroi pasqyrën anësore.

E gjithë kjo ngjarje është filmuar nga një motoçiklist, i cili kishte vënë kamerë në helmetë dhe po qëndronte prapa vajzës në biçikletë dhe furgonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat