Babai rrezikon të birin me premtimin e 20 dollarëve

Ndryshe

Babai rrezikon të birin me premtimin e 20 dollarëve

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 19:53
Rreziku

Babai i premtoi të birit rreth 20 dollarë nëse do të ngjitej mbi shpinën e kaut që po pushonte në fushë. Kafsha u ngrit me shpejtësi dhe e përplasi përtokë vogëlushin e guximshëm.

Fëmija zgjedh njërin prej demave që në pamje të parë dukej i urtë. Babai dëgjohet në video duke thënë se “nëse përpiqesh të rrish mbi dem, do të të japë 20 dollarë”.

Me marrëveshjen pajtohet edhe nëna e djalit, e cila nuk bën asnjë përpjekje për të ndaluar fëmijën që mund t’i shkaktonte pasoja serioze.

Sapo djali ngjitet mbi shpinën e kafshës së madhe, demi ngrihet me shpejtë dhe e fluturon atë përdhe. Në sfond, nëna e fëmijës shpërthen në britma dhe vrapon për të shpëtuar fëmijën e saj.

Scott Clark, nga Valdosta, Georgia në Shtetet e Bashkuara ka publikuar videon në Facebook me mbishkrimin “Ju duhet ta shikoni këtë!!”.

Burri e ka mbajtur premtimin dhe i ka dhënë fëmijës 20 dollarëshin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat