14-vjeçarja qëllohet pas koke për 55 dollarë dhe një iPod

Ndryshe

14-vjeçarja qëllohet pas koke për 55 dollarë dhe një iPod

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 07:16
Pamje nga vendi ku u vra adoleshentja

Një adoleshente është qëlluar me pistoletë në pjesën e prapme të kokës në shtetin amerikan të Utah, me qëllim grabitjen e 55 dollarëve dhe një iPodi që ajo kishte.

Ky është përfundimi që ka arritur policia amerikane, pasi Deserae Turner, 14-vjeçe, u gjet në gjendje të rëndë në një kanal të thatë pas një kërkimi 6 orësh të familjes dhe miqtë e saj.

Dy 16-vjeçarë u arrestuar në lidhje me ngjarjen dhe akuzohen për tentativë për vrasje.

Policia tha se dy adoleshentët – të cilët nuk janë identifikuar – e kishin tërhequr 14-vjeçaren drejtë shtratit të një kanali të thatë afër shkollës në Smithfield duke e joshur se gjoja do t’i shisnin një thikë.

Por, djemtë kishin planifikuar ta vrisnin, t’i merrnin paratë, iPodin dhe telefonin, sipas aktakuzës.

Nxënësja e klasës së nëntë është në koma në një spital në Salt Lake dhe po lufton për jetën, tha një zëdhënës i familjes i cituar nga “BBC”.

Deserae u gjet mëngjesin e të Premtes nga miqtë e saj që e kishin gjetur vendndodhjen duke gjurmuar telefonin.

Sipas policisë, plani ka qenë që adoleshentja të vritej me thikë, por njëri prej autorëve kishte edhe një pistoletë “nëse plani i parë dështonte.”

Kjo ngjarje ka tronditur thellë komunitetin e vogël të qytetit.

Image
Deserae Turner
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat