Prekëse: Momenti i fundit i një nëne me djalin e saj, para se ai të vdiste nga meningjiti

Ndryshe

Prekëse: Momenti i fundit i një nëne me djalin e saj, para se ai të vdiste nga meningjiti

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 12:54
Nëna me djalin e saj

Kjo foto prekëse tregon momentin e fundit të një mamaje, bashkë me djalin e saj gjashtëvjeçar, para se ai të vdiste nga – vetëm dy ditë pasi i ishin paraqitur simptomat.

Siç shkruajnë mediat e huaja, Sharon Carver, 37, postoi foton emocionale të djalit të saj, Mark ‘MJ’ Poole, vetëm disa orë para vdekjes së tij.

Ajo ka paralajmëruar prindërit që të mendojnë për meningjitin, kur fëmija i tyre ka të vjella, skuqje të lëkurës, letargji dhe një temperaturë prej më shumë se 40 gradë.

Mamaja e dy fëmijëve, nga South Yorkshire, ka thënë: “Unë nuk dua që asnjë prind të kaloj nëpër atë që unë dhe Marc kaluam – nuk mund ta përshkruaj ndjenjën e humbjes së një fëmije”.

“Ai u bë si i fjetur dhe ishte me të vërtetë i nxehtë, por duart e tij dhe këmbët ishin si akull – e kuptuam se bëhej fjalë për diçka serioze”.

Pasi ishte dërguar në një qendër afër, gjendja e fëmijës ishte përkeqësuar dhe ai ishte transferuar në Spitalin e Fëmijëve në Sheffield – por mjekët nuk ishin në gjendje për të shpëtuar atë dhe ai vdiq, në orët e para të 18 majit.

Sharon është tani një nga shumë njerëz që mbështesin planet për të instaluar pajisje teknologjike për të diagnostikuar sëmundjen vrasëse – për t’i dhënë një shans mbijetesës.

 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat