E rrahu gruan sportiste, ndjesë përulëse në televizion

Ndryshe

E rrahu gruan sportiste, ndjesë përulëse në televizion

Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 13:17
Pamje nga videoja

Një atlet rus u bë protagonist i një ngjarjeje që ngjalli mjaft debat në Rusi.

Ai rrahu dhe i shkaktoi dëmtime serioze gruas së tij, pas një përplasjeje mes të dyve për shpenzimet e tri fëmijëve.

Çiklistja Nadezhda Semenyuk tha se ajo u rrah më keq se një kafshë gjatë një gare, dhe asaj iu thye hunda.

Atleti Roman Paramonov tha se ai nuk e sulmoi ish bashkëshorten, por direkt në televizion më përulësi të madh i kërkoi asaj falje dhe i dhuroi një tufë me lule.

Por çiklistja nuk u prek fare nga ky gjest.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat