Vajzës i bien nga xhepi 20 paund, ja si reagojnë njerëzit në rrugë

Ndryshe

Vajzës i bien nga xhepi 20 paund, ja si reagojnë njerëzit në rrugë

Më: 4 mars 2017 Në ora: 07:29
Pamje nga video

Ky është një eksperiment social i bërë nga “MailOnline”, ku ka si qëllim të tregojë se sa të ndershëm janë londinezët, kur shohin se dikujt i bien paratë në tokë.

Siç shihet edhe në video, reporteres Alicia Watts i bien nga xhepi 20 puand. Ajo është vendosur jashtë një supermarketi në Kensington, që të shohë se si do të reagojnë njerëzit. Do i marrin për vete apo do t’ia japim Alicia-s?

Në këtë eksperiment, shumica e kalimtarëve kanë vrapuar pas vajzës dhe janë siguruar se paratë iu kthyen të zonjës. Madje ishin edhe shumë të sjellshëm ku i merrnin vetë paratë dhe më pas ia dërgonin Watts.

Vetëm një çift që po ecte asaj rruge, pasi vuri re paratë ndaloi dhe i mori për vete. Por Alicia sapo pa që u larguan, shkoi pas tyre dhe iu kërkoi nëse morën një kartmonedhë 20 paund, ku ia kthyen menjëherë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat