Fakte që si keni ditur mbi vdekjen

Ndryshe

Fakte që si keni ditur mbi vdekjen

Më: 7 mars 2017 Në ora: 18:07
Ilustrim

E pra… e dimë që vdekja nuk mund të jetë interesante, mirëpo faktet që kanë të bëjnë me vdekjen mund të jenë shumë interesante. Të gjithë e dimë që njerëz vdesin çdo ditë për shkak të pleqërisë apo rrethanave aksidentale…
Natyrisht, çdo vdekje nuk është e vështirë, e pikëlluar, e tmerrshme vetvetiu. Megjithatë, tani atë do ta bëjmë ca interesante (sado që dikujt kjo do t’i tingëllojë marrëzishëm), në vazhdim lexoni të cilat janë ato fakte…

1. Tri ditë pas vdekjes së personit, enzimat të cilat gjatë jetës kanë tretur darkën, fillojnë të tresin personin e vdekur.

2. Praktika e varrosjes daton para 350 mijë vjetësh.

3. Në historinë e përgjithshme njerëzore, kanë vdekur 100 miliardë njerëz.

4. Në Nju-Jork më shumë njerëz bëjnë vetëvrasje sesa që vriten.

5. Rreth 153 mijë njerëz do të vdesin në ditëlindjen tënde.

6. Dorëshkrimi i pakujdesshëm i mjekëve është shkaktar i vdekjes të së paku 7 mijë njerëzve në vit!

7. Personat e mëngjër mesatarisht vdesin tre vjet më herët sesa djathtakët.

8. Kur personi vdes, shqisa e fundit që e humbë është shqisa e dëgjimit.

9. Është më se e sigurt që do të vdisni ashtu sikur t’ju bjerë arra e kokosit në kokë dhe t’ju mbysë, sesa nga sulmet e peshkaqenit.

10. Në Amerikë, shoferët e dehur shtypin për vdekje një person brenda çdo një ore.

11. Në Mont Everest gjenden rreth 200 trupa të alpinistëve të vdekur, vendi i vdekjes së tyre tani u shërben si udhërrëfyes alpinistëve në rrugën drejt majës.

12. Çdo 40 sekonda, dikush bën vetëvrasje.

13. Peshkaqenët vrasin 12 njerëz në vit, derisa njerëzit vrasin 11.417 peshkaqenë brenda çdo një ore!

14. Italiania Leonarda Kjanquli, vrasëse serike, i ka bluar dhe i ka shndërruar viktimat e veta në simite të cilat i ka servirur me çaj.

15. Shtrirja akoma është dënim i caktuar me ligj në Sudan.

16. Disenjatori i paketimit të çipsit “Pringls” pas vdekjes është djegur në kremator, ndërsa hiri i tij qëndron në njërën ndër ato paketime.

17. Së paku 80 për qind e meshkujve të ish-Bashkimit Sovjetik të lindur në vitin 1923 kanë vdekur në Luftën e Dytë Botërore.

18. Shanse më të mëdha keni të vdisni nga rrëshqitja në vaskë, nga rrufeja apo ngufatja në vaskë, sesa nga terrorizmi.

19. Çdo 90 sekonda një femër vdes për shkak të shtatzënisë apo lindjes.

20. Së paku 35 milionë qeliza të trupit tuaj vdesin çdo ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat