Ju keni më pak gjasa të pësoni aksident në taksi të verdhë

Ndryshe

Ju keni më pak gjasa të pësoni aksident në taksi të verdhë

Më: 8 mars 2017 Në ora: 17:15
Ilustrim

Taksitë e verdhë janë të përfshirë në më pak aksidente se ata të kaltërtit, sepse ngjyra e verdhë është më e dukshme, sipas një studimi të ri.

Një analizë e miliona taksive të detajizuar, vozitësve dhe informatave mbi aksidentet gjatë një periudhe tre vjeçare nga kompania më e madhe e taksive në Singapur u gjet se taksitë e verdhë janë të përfshirë në 9% më pak aksidente se taksitë e kaltër, shkruan USA Today.

“Këto të gjetura luajë rol të madh të rëndësishëm kur ne zgjedhim ngjyrat për transport publik, dhe shpëtojmë jetëra dhe miliona dollarë”, thanë autorët në studimin e publikuar të hënën në Akademinë Kombëtare të Shkencës.

Shkaku që taksitë e verdhë dallohen më lehtë se të kaltërtit – posacërisht kur janë përballë një matineje tjetër – vozitësit e tjerë mund t’i shmanging më mirë përplasjet me ta, duke e ulur në mënyrë të drejtpërdrejt shkallën e aksidenteve, sipas studimit.

Ky është hulumtimi i parë i publikuar që i identifikon ngjyrat e makinave si kontribuues kryesorë të shkallëve të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat