Tragjike: Vrau dy fëmijët e tij, plagosi gruan, më pas vrau edhe veten

Ndryshe

Tragjike: Vrau dy fëmijët e tij, plagosi gruan, më pas vrau edhe veten

Më: 13 mars 2017 Në ora: 22:40
Brittany dhe Tiffany Coffland

Policia e Çikagos gjatë një konference me gazetarë kanë bërë publik një lajm shumë trishtues.

Një burrë ka vrarë dy vajzat e tij binjake, e ka plagosur edhe gruan e tij, për të bërë pastaj vetvrasje,  shkruan Dailymail.

Policia ka bërë të ditur se Randall Coflland, ka qëlluar për vdekje dy vajzat e tij binjake, Brittany dhe Tiffany Coffland, 16 vjeçare, dhe më pas kishte qëlluar edhe gruan e tij Anjum Coffland 46 vjeçare.

Ishte e ëma e vajzave e ajo e cila lajmëroi Policinë, duke thënë “ Oh zot i madh, burri im ka qëlluar vajzat tona, ato kanë vdekur”.

Polica ka thënë që Anjum dhe Randall kanë qenë të martuar por kanë jetuar ndaras, ndërsa vajzat kanë jetuar së bashku me babain e tyre.

Kur policia kanë arritur në vendin e ngjarjes, ata gjetën të vdekura dy binjaket dhe babain e tyre,  ndërsa Anjum e ëma e vajzave ishte ende gjallë por e plagosur e cila më pas u dërguan në spital.
Zyrtarët e Policisë kanë bërë të ditur për media se me të njëjtin çift kanë pasur problem edhe me datën 9 shkurt por që asnjëri nga ta nuk ishte arrestuar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat