Rrëfime të tmerrshme të njerëzve që janë rikthyer nga ferri

Ndryshe

Rrëfime të tmerrshme të njerëzve që janë rikthyer nga ferri

Më: 15 mars 2017 Në ora: 13:11
Ilustrim

Shumica e njerëzve, që pretendojnë se kanë pasur eksperienca pranë vdekjes, flasin për bukuritë e parajsës, megjithatë disa prej tyre kthehen nga aventura e tyre të tmerruar, duke i përshkruar eksperiencat e tyre në ferr.

Angie Fenimore Angie Fenimore kishte tentuar të vetëvritej në janar të vitit 1991, ndërsa gjëja e parë që e kishte parë, pasi që ‘ishte shkëputur’ nga kjo jetë, ka qenë një rishikim i jetës së saj, gjatë të cilit asaj i ishin shpërfaqur disa nga momentet, që i kishte përjetuar gjatë kohës sa ka qenë gjallë. Menjëherë pas përfundimit të kësaj pjese, ajo e kishte gjetur në një vend të errët, të cilin e kishte përshkruar si vend të mbushur me errësirë të pafundme, e rrethuar nga mijëra shpirtra të dëshpëruar, për të cilët ajo e kishte kuptuar që ishin të njerëzve të tjerë, që ishin vetëvrarë, përkundër faktit se nuk kishte komunikuar me ta në asnjë lloj gjuhe. Në fakt, ajo ka thënë që njëra nga gjërat që e ka përjetuar ka qenë edhe të kuptuarit e shpirtrave, nëpërmjet mendjes. Pak kohë më vonë ajo ishte bartur në një pjesë tjetër të ferrit, ku kishte parë mijëra shpirtra të zemëruar, duke u sorollatur pa asnjë qëllim, tepër të lodhur e të mërzitur për të pasur çfarëdo komunikimi njerëzor me njëri-tjetrin.

Matthew Botsford Matthew Botsford ka qenë duke qëndruar jashtë një restoranti në Atlanta të Shteteve të Bashkuara kur dy njerëzit kishin filluar të qëllonin me armë zjarri, në drejtim të hyrjes së restorantit. Njëri nga plumbat kishte shkuar drejt e në kokën e Botsford-it. Ai ka thënë që gjëja e vetme që e ka ndier ka qenë një dhimbje sikur të ishte shpuar me një gjilpërë të nxehtë dhe rrëzimi përtokë. Ai ishte vdekur e ringjallur tri herë gjatë rrugës për në spital, ku doktorët e kishin futur në gjendje kome, gjendje në të cilën kishte qëndruar për 27 ditë. Ajo që ai e kishte përjetuar në këtë periudhë ka qenë e tmerrshme. Fillimisht ai ishte hedhur në një gropë të thellë, ku i ishin afruar disa krijesa me katër këmbë, që ‘thithnin tym nga magma nën këmbët e tyre’. Ai më pas ka treguar që ishte ndier krejtësisht i vetëm, i frikësuar, përkundër faktit që ka qenë i rrethuar nga mijëra shpirtra të mallkuar. Në një moment, një ‘ekip’ i djajve ishin afruar për t’i ngrënë mishin, ndërsa pasi që ata e kishin bërë një gjë të tillë, mishi i ishte rritur përsëri dhe djajtë ia kishin ngrënë përsëri e përsëri. Përfundimisht, një dorë e zgjatur e kishte nxjerrë Matthew-n nga vuajtja, duke i thënë ‘Ende nuk të ka ardhur koha’.

Howard Storm Howard Storm për një pjesë të madhe të jetës së tij ka qenë një ateist i devotshëm. Në moshën 38-vjeçare ai ishte plagosur në stomak dhe siç mund ta keni kuptuar nga tregimet e deritashme, kjo gjë kishte bërë që ai të përjetonte eksperiencë pranë vdekjes. Megjithatë, eksperienca e tij ka qenë më ndryshe, në krahasim me eksperiencat e njerëzve të tjerë. Ai ishte ‘zgjuar’ pak kohë pasi që kishte rënë në komë, mirëpo e kishte vërejtur që të tjerët përreth nuk mund ta dëgjonin atë tek fliste. Njerëzit nëpër korridore të spitalit ku ai ishte shtrirë mund të ecnin përtej tij, ndërsa sado që mundohej që ta tërhiqte vëmendjen, nuk ia kishte dalë ta bënte një gjë të tillë. Më në fund ai kishte parë një grup figurash, të cilat ia kishin bërë me dorë, duke e ftuar që t’iu bashkohej. Pasi që kishte mbërritur tek ata, figurat e kishin nxitur që ta ndiqnin dhe pikërisht kështu kishte vepruar. Pa kaluar shumë kohë, ai ishte mbështjellë nga një lloj mjegulle, megjithatë mjegulla nuk e kishte penguar që t’i ndiqte figurat. Ndërsa, pasi që kishte bërë një rrugë të gjatë, figurat, të cilat ateisti i kishte ndjekur për një kohë të gjatë, e kishin marrë formën e djajve të ferrit dhe i ishin vërsulur për t’ia ngrënë mishin. I pashpresë, ai kishte filluar të kërkonte ndihmë ndërsa gjëja e parë që e kishte dëgjuar ka qenë një zë: ‘Kërko ndihmë nga Zoti’. Ndonëse pa ndonjë eksperiencë në këtë drejtim, ai kishte kërkuar mëshirë nga Zoti, për t’u zgjuar disa momente më vonë, në shtratin e tij në spital.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat