Gjeli gjigant nga Kosova, kryelajm i medieve botërore

Ndryshe

Gjeli gjigant nga Kosova, kryelajm i medieve botërore

Më: 21 mars 2017 Në ora: 07:32
Gjeli

Një gjel me përmasa gjigante ka habitur të gjithë përdoruesit e internetit anembanë botës, duke i bërë të besojnë se bëhet fjalë për ndonjë shaka, shkruan Daily Mail.

Videoja e postuar më 17 mars dhe që besohet se është filmuar në Kosovë, shfaq gjelin gjigant duke shëtitur nëpër oborrin e një shtëpie.

Gjeli i quajtur “Merkali” është i Fitim Sejfijajt nga Kosova, ndërsa përmasat e tij trupore kanë habitur mijëra njerëz në mbarë botën.

Edhe pse saktësisht nuk dihet origjina e këtij lloji të gjelit, sipas Livestock, ky gjel vjen nga Amerika që ishte importuar vite më parë nga Shangai.

Derisa një gjel i zakonshëm peshon deri në 3.5 kilogramë, “Meraklia” peshon plot dhjetë kilogramë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat