Njihuni me 21 vjeçarin që adhurohet si perëndi

Ndryshe

Njihuni me 21 vjeçarin që adhurohet si perëndi

Më: 21 mars 2017 Në ora: 09:54
Z. Singh

Njeriu 21 vjeçar konsiderohet si mishërim i një perëndie hinduse për shkak të një gjendje jo shumë të zakonshme fizike, pasi që gjatësia e tij nuk është zhvilluar që nga lindja.

Gjendja e tij mbetet e padiagnostifikuar nga mjekët. Ai nuk mund të flasë apo të  ecë lirshëm por, pranon vizita të shumta nga fshatarët duke e konsideruar atë si perëndi, shkruan Daily Mail.

Z. Singh kishte  lindur në mënyrë normale, por prindërit e tij Jagtar Singh dhe Manjeet Kaur thonë se  rritja e tij papritmas ka ndaluar kur ai i ka mbushur 6 muaj.

Për fat të keq doktorët asnjëherë nuk i kanë bërë ekzaminim të thellë për shkak se familja e tij nuk ka mundur t’i  mbulojë shpenzimet.

 “Por ne i kemi dhënë shumë medikamente dhe është pothuajse e njëjta gjë”, ka thënë nëna e tij.

“Njerëzit nuk e përqeshin atë për të qenit i shkurtër. Ne nuk ndjehemi keq për gjendjen e tij. Ne të gjithë e adhurojmë. Njerëzit e duan. Njerëz të ndryshëm vijnë çdo ditë për ta adhuruar atë”, ka shtuar nëna e tij.

 Familja e tij dëshiron që ai të bëhet i famshëm në mënyrë që të fitojnë shumë para për tretmanin e tij.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat