Në botë ekzistojnë pasaporta të katër ngjyrave – ato kanë edhe kuptimin e tyre!

Ndryshe

Në botë ekzistojnë pasaporta të katër ngjyrave – ato kanë edhe kuptimin e tyre!

Më: 21 mars 2017 Në ora: 10:00
Pasaporta

Në botë ka katër ngjyra kryesore të pasaportave: e kuqe, blu, jeshile, dhe e zezë. Sigurisht, brenda çdo “ngjyre” të gjerë, ka një shumëllojshmëri të ngjyrave.

Për shembull, shkruajnë mediat e huaja, bluja e ndritshme e pasaportës së Afganistanit është larg nga ajo e errëta (marine) e përdorur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Image

E kuqe

E kuqja është ngjyra e dytë më e përdorur për pasaportat.

Britania e madhe dhe vendet anëtare të BE-së, të gjitha përdorin pasaportën me ngjyrë të kuqe, siç e bëjnë edhe shumë ish anëtarë të Paktit të Varshavës.

E kuqja gjithashtu mund të gjendet në përdorim edhe nga vendet në bregdetin e Paqësorit të Amerikës së Jugut, si dhe ish-vendet komuniste në Azinë Juglindore.

Image

Kaltër

E kaltra është ngjyra më e përdorur në botë, e përdorur nga 77 kombe.

Image

E gjelbër

E gjelbra është ngjyra e dytë më popullore, e përdorur nga 43 kombe, shumë prej tyre me popullsi të madhe myslimane.

Christopher Beam shpjegon se pse e gjelbra është një ngjyrë e rëndësishme në botën myslimane.

Ajo është menduar të jetë ngjyra e preferuar e Profetit Muhamed, dhe pasazhe të Kuranit përshkruajnë parajsën si një vend ku njerëzit veshin ‘rrobe të gjelbra prej mëndafshi të hollë’.

Por kjo ngjyrë përdoret edhe tek vendet jo me shumicë myslimane, si Meksiko dhe Tajvani.

Image

E zeza

Vetëm 10 vendet kanë pasaporta me ngjyrë të zezë, të gjitha të pa lidhura nga gjeografia apo religjioni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat