Vuri bast se ia rrëzon dorën, por mbeti me krah të thyer

Ndryshe

Vuri bast se ia rrëzon dorën, por mbeti me krah të thyer

Më: 22 mars 2017 Në ora: 20:15
Pamje nga video

Në një kafene në Dublin të Irlandës, kamerieri ka vënë bast me 20 euro, se do t’ia rrëzonte dorën një klienti në moshë të mesme.

Por, në momentin që ata shtrëngojnë shuplakat dhe mbështesin fortë bërrylat për tavoline, ndodhë ajo që nuk pritej.

Krahu i punonjësit të lokalit kërcet dhe thyhet nga shtypja e madhe që po përjetonte.

Videoja e postuar më poshtë, i shfaq ata teksa qeshin dhe luajnë, derisa loja nuk bëhet serioze dhe përfundon me thyerje eshtrash.

“Kamerieri nënvlerësoi fuqinë e klientit dhe ofroi para po që se e mund. Por, mbeti me krah të thyer, pagesa për spital dhe pushim mjekësor”, thuhet në përshkrimin e rastit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat