Kjo 12 vjeçare është më inteligjente se Albert Einstein

Ndryshe

Kjo 12 vjeçare është më inteligjente se Albert Einstein

Më: 22 mars 2017 Në ora: 22:26
Nicole Barr

Emri i saj është Nicole Barr dhe ka një konfirmim zyrtar se është më inteligjente se gjenitë më të mëdhenj - Albert Einstein dhe Stephen Hawking.

Ajo është e bija e emigrantëve romë në Britani, e cila jeton me babain e saj dhe gjysmë motrën në një rimorkio në krahinën Essex.

Në testin zyrtar Mensa të IQ, dymbëdhjetëvjeçarja Nicole arriti rezultin 162, që është rezultati maksimal në testin e inteligjencës njerëzore, shkruajnë mediat britanike.

Nicole, e cila mëson në shkollën lokale, tha se ishte shokuar kur e kuptoi se cili ishte rezultati i testit të saj. Megjithatë, babai i saj thotë se kjo vajzë ka qenë gjithmonë para të tjerëve, se ajo ka qenë gjithmonë e shkëlqyer në matematikë.

Në të gjithë botën, ka 110,000 anëtarë të Mensa, që është asociacioni i personave me koeficientin më të lartë të inteligjencës. Midis tyre, 35% janë femra, ndërsa 8% e tyre janë më të rinj se 15 vjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat